“Historia lexohet” – motoja e manifestimit më të madh letrar Panairi i Librit 2024

од admin_kult

Nën sloganin “Historia lexohet”, nga 18 deri më 24 prill në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet edicioni vjetor i Panairit të Librit.


– Slogani “Historia lexohet” bën lidhje midis opsionit për të publikuar “stories” (eng. story = histori) në rrjetet sociale me historitë që kërkojmë në letërsi dhe që tregohen në librat tanë të preferuar. Në atë mënyrë, Panairi përpiqet të shkruajë një faqe të re në ekzistencë, duke iu afruar brezit të ri dhe stilit të ri të jetës përmes një gjuhe dhe zhargoni të njohur për kohën moderne”, thuhet në njoftimin për edicionin e sivjetshëm.


Organizatorët besojnë se komunikimi i përzgjedhur me kujdes me mesazhin “Historia lexohet” synon të tërheqë vëmendjen e popullatës së re dhe të “shkatërrojë” mitin se rrjetet sociale përdoren ekskluzivisht për gjëra negative.

Sipas organizatorëve, si në vitet e kaluara, praktikisht të gjithë botuesit dhe autorët nga Maqedonia e Veriut do t’i prezantojnë punimet e tyre para vizitorëve dhe Panairi do të plotësohet me më shumë botues nga rajoni, nga Serbia, Turqia, Shqipëria, Kosova etj. .


Gjatë ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin koleksion të madh titujsh të ri dhe të vjetër, libra të autorëve vendas dhe të huaj si dhe botime unike të printuara. Organizatorët paralajmërojnë takime me autorë, promovime dhe zbritje, si dhe do të prezantohet program i pasur për fëmijë dhe të rinj, me të cilin vizitorët më të vegjël do të mund të shijojnë botën e librit.


Mbrojtësi i manifestimit më të madh letrar në vend, Panairit të Librit, është Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе