Albanologu Xhevat Loshi dhe Kritiku Letrarë Aliu morën çmimin ,,22 Nëntori”

од admin_kult

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror ,,22 Nëntori” sot në Kuvend ndau çmimin ,,22 Nëntori” për vitin 2020 profesorit, albanologut dhe akademikut, Xhevat Loshi dhe kritikut letrar, Ali Aliu.

Çmimi ndahet si mirënjohje për njerëzit nga jeta politike, kulturore shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që kanë kontribuar për bashkëjetesë ndërnjerëzore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë mes pjesëtarëve të ndryshëm të bashkësive, kulturave dhe feve në shtet.

Kryetarja e Këshillit, Gëzime Starova, e cila sot ndau çmimin fituesve, theksoi se akti i sotëm i ndarjes së këtij çmimi zhvillohet pikërisht në festën e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e krijuar në këtë ditë në vitin 1908,  si ngjarje më e rëndësishme kulturore e popullit shqiptarë në fillim të shekullit XX.

Kjo ngjarje ka konotacion nacional dhe universal, unifikuesi i misionit të popujve, gjuha dhe shkrimi janë një faktor i rëndësishëm në realitetin multikulturor të vendit tonë me respektimin e  të gjitha komuniteve tona, ku kulturat e ndryshme do të plotësohen dhe  do të pasurohen mes vete, tha Starova.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе