“Me gëzim të sinqertë ndodhem sot para jush.Shkaku është i madh dhe i rëndësishëm për Dibrën,për këtë rajon,por edhe për kulturën tonë të larmishme.Aktivitete e juaja mund të kenë filluar si pionerë. Por,me kalimin e viteve,me punë të përkushtuar nga gjeneratat e entuziastëve,shumë prej të cilëve janë këtu me ne,ato janë bërë një bosht themelor rreth të cilës ndërtohen vlera të qëndrueshme”,kumtoi ministrja e kulturës Irena Stefoska në hapjen e ekspozitës së fotografive me rastin e 50-të vjetorit të egzistimit dhe aktivitetit të pasur të Qendrës për Kulturë të Dibrës.
Në ngjarjen,në prani të Kryetarit të Komunës së Dibrës,Hekuran Duka,dhe drejtorit Zinçe Mimidinoski,Stefoska theksoi se Ministria e Kulturës vlerëson rolin themelor të qendrave për kulturë në vend.
“Shembulli juaj i aktiviteteve në të gjitha fushat e kulturës dhe edukimit,dhe në mënyrën se si e thelloni dhe jetoni multikulturalizmin e njohur në Dibër dhe rajonin e Rekës,për ne janë vetëm një nxitje për të ndihmuar dhe punuar së bashku për të promovuar kulturën” tha Stefoska.
Ajo shtoi se Ministria e Kulturës,vlerëson rolin themelor të qendrave kulturore dhe kjo është arsyeja pse këtë vit,pas shumë vitesh,këto institucione mbështeten financiarish në mënyrë të denjtë.
Stefoska shprehu kënaqësinë që Qendra për Kulturë me kalimin e viteve është rritur në vend të njohur ku mendimi i vetëm zhvillohet me sukses – përmes kreativitetit,miqësisë përmes artit,për të ngritur njerëz të rrinj plotë mirëkuptim dhe kujdes për njëri tjetrin.
Qendra për Kulturë aktivitetin e saj e filloi në vitin 1971,dhe gjatë periudhës së kaluar u bë vendi kryesor ku zhvillohen të gjitha ngjarjet kulturore,të cilat vizitohen edhe nga banorët e komunave fqinje.Objekti është dhuratë nga banorët e Shkupit,në shenjë të solidaritetit pas tërmetit katastrofik që goditi Dibrën më 30 nëntor të vitit 1967.