Konkurse vjetore për finansimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të caktuara nga kultura për vitin 2021

од admin_kult

INFORMATAT E PËRGJITHSHME

Ministria e Kulturës në konkurset vjetore për finansimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2021(në tekstin vijues: Konkurset vjetore), do të mbështesë projektet të cilat janë në funksion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në veprimtaritë dhe fushat vijuese:

  • mbrojtja e trashëgimisë kulturore (veprimtaria e muzeut dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore jo materiale, veprimtaria e bibliotekës, mbrojtja e trashëgimisë së patundshme dhe mbrojtja e të mirave audiovizuele);
  • artet vizuele, arkitekturë dhe dizajn;
  • muzikore, veprimtari muzikore-skenike dhe folklor;
  • veprimtaria e dramës;
  • letërsi dhe veprimtari botuese;
  • bashkëpunimi ndërkombëtar;
  • projektet interdisciplinare;
  1. KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË KONKURSET VJETORE

Të drejtën e pjesëmarrjes në Konkurset vjetore kanë personat juridikë dhe fizikë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me personat juridikë nënkuptohen institutet në fushën e kulturës (lokale ose private), njësitë e vetëqeverisjes lokale, shoqatat, unionet, asociacionet, shoqëritë tregtare, tregtarët individë dhe personat e tjerë juridikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kryerjen e veprimtarive nga fusha e kulturës.

Personat juridikë dhe fizikë të cilët kanë pasur projekte të mbështetura nga Ministria e Kulturës në periudhën e kaluar duhet ti kenë përmbushur të gjitha obligimet në pajtim me Ligjin për kulturë dhe me kontratat e lidhura me Ministrinë e Kulturës, në të kundërtën nuk do të shqyrtohen projektet e dorëzuara në Konkurset Vjetore për vitin 2021.

Në kushte të pandemisë së COVID-19, Ministria e Kulturës rekomandon, projektet të realizohen online, nëse aktiviteti i planifikuar lejon një gjë te tillë. Projektet që do të mbështeten duhet të planifikohen dhe realizohen në përputhshmëri me Vendimet e miratuara për masat për parandalimin e bartjes dhe përhapjen së COVID 19, në të cilat përfshihen Protokolet e punës të instituteve nga fusha e kulturës dhe personave tjerë juridik dhe fizik nga fusha e kulturës ( të shpallura në web faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë).

Në konkurset NUK marrin pjesë institucionet nacionale nga fusha e kulturës. Institucionet nacionale në përputhje me Urdhëresat, me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Kulturë në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 169/2020), deri më 1 gusht 2021 e kane dorëzuar plan-programin vjetor për punën e institucionit deri te Ministria e Kulturës.

Personat juridik dhe fizik mund të konkurojnë vetem ne dy veprimtari të ndryshme, respektivisht fushat e përcaktuara në informatat e përgjithshme nga këto Konkurse vjetore. Ky kusht nuk ka të bëj me personat fizik deri në moshën 35 vjecare të cilët janë të papunë dhe artist të pavarur. Në Formularet e aplikimeve të ndara në njësi dhe fusha për kulturë, të cilët janë pjesë përbërëse e Konkursit vjetor, do të përcaktohet numri maksimal i proekteve për njësi, respektivisht fush, të cilat do të miratohen për personat fizik dhe juridik.

Për të dëshmuar përmbushjen e kushteve në Konkurset vjetore, detyrimisht dërgohet dokumentacioni si vijon:

1.1. Për personat fizikë – Certifikata e shtetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (origjinale ose kopja e noterizuar) ose kopje e letërnjoftimit të lëshuar nga organi kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

1.2. Per personat fizik te pa punesuar deri ne moshen 35 vjecare – Vertetim nga Agjensioni per punesim ne Republiken e Maqeodnise se Veriut, qe personi fizik nuk eshte i punesuar.

1.3. Për projektet e organizuara ndërmjet bashkëpunimit të përbashkët të dy ose më shumë personave fizikë, individëve, përkatësisht per projektet e grupeve joformale, dorëzohet deklarata me shkrim nga pjesëmarrësit e projektit me të cilën emërohet bartësi i projektit dhe vetëm për të do të dërgohet certifikata e shtetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (origjinale ose kopje e noterizuar) ose kopja e letërnjoftimit të vlefshëm të lëshuar nga organi kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

1.4. Për personat juridikë – dokumenti për veprimtarinë e regjistruar (DVR – formulari), jo më të vjetër se 6 muaj ose gjendje vijuese jo më e vjetër se 6 muaj ose vendim për subjektin e regjistruar të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të

njësive të vetëqeverisjes lokale, institucionet lokale dhe personat e tjerë juridikë, të cilëve

themeluesi është Republika e Maqedonisë së Veriut.

1.5. Dokumente tjera të detyrueshme që vërtetojnë përmbushjen e kushteve të përfshira në fletëparaqitje në veprimtari të caktuara dhe fusha, të cilat janë pjesë përbërëse e konkurseve vjetore.

1.6.Nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet në vijim: të dorëzuara pas skadimit të afatit të konkurseve, të plotësuar në formular jo përkatës, të plotësuara në formular që nuk është pjesë përbërëse e konkurseve vjetore, të dërguara me postë elektronike, aplikimet jo të plotëesuara tërësisht dhe të pa kompletuara.

1.7. Nuk do të shqyrtohen aplikimet ku nuk është i dorëzuar dokumentacioni i mësipërm i detyrueshëm dhe dokumentacioni i detyrueshëm i paraqitur në aplikimet në veprimtari të caktuara dhe fusha  të cilat janë pjesë përbërëse të konkurseve vjetore

1.8. Materialet e dorëzuara me aplikimet në Konkurset vjetore nuk kthehen.

  1. KRITERET DHE PIKAT MBI TË CILAT DO TË BAZOHET NOTIMI I PROJEKTIT:

Kriteret dhe pikat mbi të cilat do të bazohet notimi i projektit përmbahen në formularët e aplikimit në veprimtari të caktuara dhe aktivitete në kulturë, të cilët janë pjesë përbërëse e Konkursit vjetorë.

  1. PËRQINDJA E PJESËMARRJES SË MINISTRISË SË KULTURËS NË FINANSIMIN E PROJEKTEVE

Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në finansimin e projekteve është në përputhje me mjetet e parapara për finansimin e projekteve me interes nacional në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021

  1. AFATI I DORËZIMIT TË FLETËPARAQITJEVE

Për shkak të krizës aktuale ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e Kovid – 19 rekomandohet që aplikimet të dorëzohen deri te Ministria e Kulturës me postë(rr. “Gjuro Gjakoviq” nr. 61, 1000 Shkup), me datën e vulës postare. Në përjashtim aplikimet mund të dorëzohen në arkivin e Ministrisë më së voni deri në ora 16:00 në ditë pune.

Konkursi zgjat nga 08.10.2020 deri më vitin 10.11.2020

  1. INFORMATA TJERA

5.1 Mënyra e paraqitjes:

Fletëparaqitjet sipas veprimtarive dhe fushave, të cilat janë pjesë përbërëse e konkurseve vjetore, janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës. Fletëparaqitjet duhet të shkarkohen nga faqja e internetit e Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.mk,plotësohen në mënyrë elektronike duke futur të dhënat në vendin e caktuar dhe nënshkruhen nga personi i autorizuar dhe dërgohen në formë të shtypur në Ministrinë e Kulturës. Për secilin projekt plotësohet fletëparaqitje e veçantë. Të gjitha dokumentet tekstuale, si dhe të gjitha dokumentet të cilat nënshkruhen, të dorëzohen në formë të shtypur si dokumente origjinale, dhe përmbajtja tjetër e mediumeve mund të dorëzohet në formë elektronike në CD,DVD ose pajisje e jashtme per dërgim.

5.2.Njoftim për rezultatet e konkurseve vjetore

Të gjithë pjesëmarrësit në konkurset për rezultatet do të njoftohen në pajtim me Ligjin për kulturë.

Rezultatet e konkurseve do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës.

Rezultatet e publikuara nga konkurset vjetore do t’i përmbajnë informatat mbi bartësin e projektit, titullin e projektit dhe mjetet e lejuara për zbatimin e projektit.

5.3 Informata plotësuese

Informatat plotësuese në lidhje me konkurset vjetore mund të merren më së voni deri më 26.10.2020, adresat ektronike në vijim:

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe mbrojtja e të mirave audiovizuale, veprimtaria e bibliotekave, veprimtaria e muzeut dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore jo materiale:

Elena Pavllova, DavçaSpasova

zastita@kultura.gov.mk

RefikBajrami,IbushAbazi

Muzejska@kultura.gov.mk

ElizabetaJankullovska

Bibliotecna@kultura.gov.mk

Arte vizuale,arkitektur dhe dizajn:

MarijaStançeva-Gjorgova, MariellaMicevska-Axhigogova

vizuelniumetnosti@gmail.com

Muzikore, Veprimtari muzikore-skenike dhe folklore

LumturijeZajazi

ljumturije.zajazi@kultura.gov.mk

Besim Memishi

besim.memish@kultura.gov.mk

MandikaNiça

mandika.nica@gmail.com

Veprimtaria e dramës:

SnezhanaIvanova-Kitanova, Besim Ibraimi

snezana.ik@kultura.gov.mk, besim.ibrahimi@kultura.gov.mk

Literatura dhe veprimtaria e botimit:

VesnaGjurovska, isnie Berisha

sektor.kniga@kultura.gov.mk

Bashkëpunimi ndërkombëtar:

LubicaStefanovska, TatjanaKralevska-Lazarova, LulzimSelmani

lj.stefanovska@kultura.gov.mk

t.kraljevska@kultura.gov.mk

lulzim.selmani@kultura.gov.mk

Projekte interdisiplinare

Arlind Huseini, AleksandraSever

kreativniindustrii.kultura@gmail.com

Ministria e Kulturës

Konkurs vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë në fushën muzikore, veprimtari muzikore-skenike dhe folklor për vitin 2021

Konkurs vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore për vitin 2021

Konkurs vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë në fushën arteve vizuele, arkitekturë dhe dizajn për vitin 2021

Konkurs vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë në fushën e letërsisë dhe botimeve për vitin 2021

Konkurs vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë në fushën e veprimtarisë së dramesë për vitin 2021

Konkurs vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2021

Konkurs vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë në fushën e veprimtarisë interdisciplinare për vitin 2021

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе