Koncert Gala në LNÇ me 9 tetor

од admin_kult

Një koncert gala të operës do të zhvillohet më 9 tetor në skenën e Operës dhe Baletit Nacional. Koncerti do të fillojë në orën 20 dhe do të drejtohet nga Ivan Eminoviç.

Në koncert do të performojnë solistët e operës Dejan Stoev, Riste Vellkov, Vesna Gjinovska Illkova, Sonja Pendovska Madevska, Marika Popoviç, Nade Tallevska Spasovska, Pavllina Novakova Georgieva, Zllata Toshevska, Ana Rojdeva, Alleksandra Llazarevska Vasilev, orkestra dhe korri  i  Operës dhe Baletit Nacional.

Regjisor është Dejan Proshev, koncert mjeshtri Kliment Todorovski. Korr mjeshtër do të jenë Jasmina Gjorgjevska dhe Gjurgjica Dashiq. Koncerti do të mbahet sipas protokolleve të pandemisë Kovid 19. E detyrueshme është të mbahet maskë mbrojtëse. Hyrja për publikun do të hapet një orë para fillimit të  koncertit. Biletat janë në numër të kufizuar janë lëshuar në shitje online www.karti.com.mk

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе