Premierë e shfaqjes së baletit “Zhizell”

од admin_kult

Baleti romantik “Zhizell” nga Adolf Adam,pas 22 vitesh mori versionin e përtërirur në Operën dhe Baletin Nacional,ndërsa premiera është caktuar më 30 tetor me fillim në ora 20:00.

“Zhizell”është një histori magjike dhe e përjetshme për dashurinë e pa fat,e shprehur rrjedhshëm në muzikën e kompozitorit francez Adolf Adam.Adaptimi i koreografisë është nga primabalerina kroate me një karierë të pasur vendase dhe ndërkombëtare,Irena Pasariq nga Kroacia,sipas koreografisë së Zhan Korali,Zhil Pero,Marius Petipa dhe Leonid Lavrovski.Me orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional do të dirigjoj maestro Ivan Eminoviq.Kostumet janë të kostumografit të njohur Aleksandar Noshpal,i cili për këtë premierë të baletit së bashku me Mihajlo Stojanovski e bënë dhe skenografinë.Repetitorë janë:Goran Bozhinov,Aleksandra Mijalkova,Lora Tarçugovska dhe Biljana Pasharikovska.

Hyrja është e lejuar vetëm me certifikatë vaksinimi kundër COVID 19,ose me vërtetim që e keni kaluar COVID 19,në 45 ditët e fundit,duke llogaritur nga dita e shërimit.Është e detyrueshme mbajtaja e maskës mbrojtëse.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе