Në hapësirat e Ministrisë së Kulturës sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës ministër i кulturës mes ministrit të deritanishëm, dr. Hysni Ismaili, dhe ministres së sapoemëruar të kulturës, dr. Irena Stefoska. Ministri i deritanishëm, dr. Ismaili, ministres së sapoemëruar të kulturës i dëshiroi mirëseardhje të përzemërt në Ministrinë e Kulturës dhe shumë suksese në mandatin e saj, duke pasur parasysh përvojën e saj të mëparshme në fushën e kulturës dhe përpjekjet në Komisionin për Kulturë në Kuvend dhe organe të tjera. Ismaili theksoi se në Ministrinë e Kulturës janë duke u realizuar shumë projekte, në këtë kuptim, theksoi Ligjin për realizimin e interesit publik në kulturë i cili është në procedurë dhe miratimi i Marrëveshjes Kolektive në kulturë si dy shtylla më të rëndësishme sociale të cilat kanë një rëndësi të madhe për avancimin e gjendjes së kulturës.

“Edhe një herë, dua t’ju uroj shumë suksese në të ardhmen, i bindur se bashkëpunimi ynë për të mirën e kulturës dhe të gjithë punonjësit e kulturës do të vazhdoi përmes përkrahjes dhe aktivitetit tim si deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Ismaili i cili dërgoi falënderim deri te ekipi i tij dhe te të gjithë të punësuarit e ministrisë për bashkëpunimin e shkëlqyer në periudhën e kaluar. Ministrja e sapoemëruar e kulturës, dr. Stefoska, theksoi se pozita Ministër i Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut pranohet si një nder i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe. “Edhe një herë flas për përgjegjësi dhe gjithmonë do të flas për përgjegjësinë sepse është krejtësisht e qartë për mua se ne, si shtet, e vetmja gjë që kemi dhe me çka mund të njihemi  dhe  pranohemi  në  kontekst botëror është kultura”, tha Stefanoska.

Ajo shtoi se detyra e saj si ministre është përkushtimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore (paluajtshme,
luajtshme, jo-materiale) dhe në atë kuptim, kryqëzim me sjellje barbare ndaj trashëgimisë kulturore, që na çon në shkatërrim. Kjo ndarje dhe realizimi i saj nënkupton edukim, përfshirjen e njerëzve me kapacitet dhe dituri, nënkupton përfshirjen e të rinjve, nënkupton tejkalimin e të gjitha pengesave, qofshin të gjeneratës, shoqërore ose etnike, nënkupton njohjen e një qëllimi të përbashkët. Dhe prandaj, qëllimi im si ministre është të punojmë në bashkimin e njohurive tona që të ruajmë atë lidhje jetësore të bashkimit tonë kulturor, të trashëgimisë sonë të përbashkët, me praktika bashkëkohore dhe të ardhshme kulturore, arsimore, estetike madje edhe ekonomike.
Ne duhet ta ruajmë atë marrëdhënie për arsye të thjeshtë se ajo na bën atë që jemi”, theksoi
ministrja e sapoemëruar e kulturës dr. Irena Stefoska.

Ministrja e Kulturës fjalimin e parë të saj para gazetarëve e përfundoi me thënien e historianit Johan Hojzinga i cili thotë “Nëse duam ta ruajmë kulturën, duhet të vazhdojmë ta krijojmë”.