spozitë retrospektive e akademikut Vasko Tashkovski në Hamamin e Daut pashës

од admin_kult

Në Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut,nga nesër do të jetë e vendosur ekspozitë retrospektive e akademikut Vasko Tashkovski,përfaqësues udhëheqës i surealizmit,pikturës fantasike,temave ekologjike dhe kozmike në artin figurativ maqedonas,me afirmim të gjerë në Ballkan,Evropë dhe në botë.

Në kuadë të ekspozitës do të prezantohen piktura,akuarele dhe vizatime nga të gjitha fazat krijuese të autorit.Kurator i projektit është Maja Çankulovska – Mihajlovska,kustos i lartë në Galerinë Nacionale.

Vasko Tashkovski është i lindur në Nizhopole,Manastir.Shkollën e mesme të artit e ka përfundi në Shkup,ndërsa ka diplomuar në Akademinë e Arteve në Beograd.Përpos pikturës në teknika të vajit,punon dhe me akuarel,vizatime dhe grafikë.Ka realizuar më shumë se 50-të ekspozita personale,ndërsa ka marrë pjesë në më shumë eskpozita në grupenë vend dhe jashtë vendit.Është fitues i shumë çmimeve dhe mirrënjohjeve,mes të cilave:Çmimi i SUBNOR-it “4 Korriku” Beograd (1977),Çmimin e Tetorit të RS të Maqedonisë,Shkup (1978).Në vitin 1994 u bë anëtarë me korrespondencë i ASHAM-it.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе