Ekspozita individuale e artistit turk Ahmet Ogut në MPÇ – Shkup

од admin_kult

Në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup sonte do të hapet ekspozita personale e artistit Ahmet Ogut me titull “Kërce!”.

Kuratore të ekspozitës janë Mira Gaqina dhe Jovanka Popova.

-Projektet e Ahmet Ogut kanë të bëjnë kryesisht me mbledhjen e historive lokale dhe kërkimin e ngjashmërive diku tjetër. Për ekspozitën në MÇK – Shkup, artistja do të realizojë një vepër të re me titull “Kërce!”. Vepra është frymëzuar nga akti i solidaritetit, kur pas tërmetit të Shkupit në vitin 1963, artistë të njohur botërorë dhuruan veprat e tyre, dhe MPÇ-Shkup u bë simbol i solidaritetit dhe shtëpia e një koleksioni të jashtëzakonshëm të artit bashkëkohor në vend informojnë nga Muzeu.

Ahmet Ogut ka lindur në vitin 1981. Jeton dhe punon në Amsterdam, Berlin dhe Stamboll. Ai ka ekspozuar në mënyrë të pavarur në shumë muze dhe institucione në mbarë botën.

Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Shoqatës Saha nga Turqia, EVN Maqedoni dhe Tikvesh.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе