Hyrje falas në muzetë dhe lokalitetet tjera me rastin e Ditës Botërore të monumenteve dhe lokaliteteve, 18 Prill

од admin_kult

Me rastin e 18 Prillit, Ditës Botërore të monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike, nesër ofrohet hyrja falas për të gjitha institucionet nacionale në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të cilat do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, me të cilën qytetarët do të kenë mundësinë të njoftohen me lokalitetet arkeologjike dhe monumentet në të gjithë vendin.

Do të jenë të hapura dyert e institucioneve nacionale si institutet dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë; Stobi dhe Herakleja; Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Nacionale me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i luftës maqedonase; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i alfabetit shqip; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezllobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në NOV – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeumi i historisë së natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në Kumanovë dhe Gjevgjeli.

Në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar për monumentet dhe lokalitetet (ICOMOS) shpalli 18 Prillin si Ditën Botërore të Trashëgimisë dhe çdo vit ICOMOS rekomandon një temë për kremtimin dhe aktivitetet e asaj dite të organizuar nga komitetet shkencore nacionale dhe ndërkombëtare.

Çdo vit temat janë aktuale dhe kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore botërore, me mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e pasurisë së paçmuar të zbuluar përmes arkeologjisë.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të monumenteve dhe lokaliteteve është “Fatkeqësitë dhe konfliktet përmes thjerrëzës së deklaratës Veneciane”.

Në trevjetorin e asamblesë së përgjithshme të ICOMOS-it 2023 në Sindei, tema “Trashëgimia e qëndrueshme ndaj fatkeqësive dhe konflikteve – Përgatitja, reagimi dhe rimëkëmbja” u zgjodh si temë për Planin trevjetor shkencor 2024 – 2027. Për këtë qëllim, ICOMOS Maqedoni gjatë muajit prill shqyrton tërmetin e Shkupit në vitin 1963 dhe ndikimin e tij në trashëgiminë kulturore përmes prizmit të temës së këtij viti.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе