Ekspozita e karikaturave nga Festivali i Humorit dhe Satirës “IN VINICA VERITAS” në Kriva Pallankë

од admin_kult

Nesër, më 17 mars (e mërkurë), nesër më 17 mars në Qendrën e Kulturës – Kriva Pallankë do të hapet ekspozita e karikaturave nga Festivali Ndërkombëtar i Humorit dhe Satirës “IN VINICA VERITAS 2023” i organizuar nga Shtëpia e Kulturës “Tosho Arsov”-Vinicë.

Edicioni i sivjetshëm i kushtohet temës “Gjërat bëhen të mundshme”, dhe si çdo vit, konkursi i karikaturave tradicionalisht ngjall interesim të madh tek karikaturistët profesionistë nga e gjithë bota, gjë që konfirmohet me pjesëmarrjen e 224 autorëve nga 46 vende me gjithsej 622 karikatura.

Komisioni përbëhet nga përfaqësues ndërkombëtarë dhe vendas, ndërsa sivjet më të mira u shpallën karikaturat e: Fernando Pica nga Kolumbia (vendi i parë), Kjang Lio nga Kina (vendi i dytë) dhe Huan Gabriel Benavides nga Spanja (vendi i tretë).

Festivali i humorit dhe satirës “IN VINICA VERITAS” mbështetet nga Ministria e Kulturës, ndërsa ekspozita në IN Qendra për Kulturë – Kriva Pallankë është pjesë e manifestimit “Kriva Pallanka – Qyteti i Kulturës 2024”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе