Ditët e filmit gjerman në Kinotekë

од admin_kult

Në kinemanë verore “Verë e qetë” të Kinotekës në Shkup,prej sonte më 1 Shtator deri më 4 Shtator,do të mbahet manifestimi “Ditët e filmit gjerman”.

Në hapjen e manifestimit do të shfaqet filmi “Berlin Aleksanderplatc”,ndërsa më 2 Shtatorë,publiku do të ketë mundësinë të shikoj filmin “Kozhurec”.Më 3 Shtator, në program është filmi “Roka e ndryshon botën”,ndërsa më 4 Shatorë është pakoja me filma të shkurtër jokonvencional,filma të shkurtër autentik  “Short Export 2021”.

Organozatorë të manifestimit janë Ambasada e Gjermanisë,Instituti Gete dhe Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Hyrja është falas,dhe për shkak të situatës aktuale me KOVID-19-të,dhe masave mbrojtëse të vlefshme,çdo mysafir mbi moshën 18 vjeçare gjatë hyrjes duhet të siguroj dëshmi se ka kryer vaksinimin me të paktën një dozë ose dëshmi të kalimit të KOVID -19-të,e cila nuk është më e vjetër se 45 ditë.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе