Stefoska: Me nderimin e Bllazhe Koneskit,ne e kultivojmë dashurinë ndaj vendit tonë dhe kulturën e paqes

од admin_kult

Kur e nderojmë Bllaze Koneskin,ne e nderojmë të bukurën përmes artit të tij,pastaj vetëdijen e lartë morale dhe superioritetin e mendjes,njohurisë dhe virtytit,si dhe shkallës më të lartë të emancipimit,e nderojmë përsosmërinë në punë dhe etikën e punës.E nderojmë njerzimin,tolerancën,përhapjen e paqes kulturore dhe përfundimisht dashurinë ndaj vendit tonë,por në kombinim me njohuritë themelore,dhe Bllazhe u shëndrua (jo në patriot),por në qytetar i botës-deklaroi ministrja e kulturës Irena Stefoska,në promovimin e regjistrimeve audiovizuele të poezisë së Blaze Koneskit,si dhe në përmbjedhjen e shkurtër për jetën dhe veprën e të madhit të gjuhës dhe kulturës bashkëkohore maqedonase.

Ministrja Stefoska,në promovimin e zhvilluar ne oborrin e Ministrisë së Kulturës,u përqendrua në të gjithë atë të cilën e ka krijuar i madhi Koneski,në shkencën letrare,në lingustikën,në poezinë,folklorin,në sllavishten…E gjithë kjo,siç tha ajo,tregon se ai ishte një mendimtarë i cili gjithmonë ka arritur me gjuhë të thjeshtë t’i shpehë gjërat thelbësore të identitetit tonë kulturor.

Ajo para të pranishmëve lexoi një fragment nga eseja “Momenti” nga Bllazhe Koneski,duke theksuar se ai është njeriu i cili në thelb kontribon që gjuha maqedonase dhe letërsia maqedonase të bëhen pjesë e procesit letrar botëror.

Në vitin kushtuar Bllazhe Koneskit,siç tha ministrja,ne duam ti ruajmë dhe t’u përcjellim brezave të ardhshëm arritjet dhe etosin e tij: përpjekjen ndaj përsosmërisë në shkencë,artin e tij në poezi-e gjitha ajo e cila është përkushtuar plotësisht gjuhës dhe kulturës maqedonase.

Videot janë përgaditur në kuadër të programit “2021 Viti në nder të Bllazhe Koneskit”,i cili është pjesë e kalendarit të përvjetorëve të rëndësishëm të mbështetura nga UNESKO,ndërsa me rastin e shënimit të jubileut të madh 100 vite nga lindja e poetit,maqedonistit,akademikut dhe njërit nga kodifikuesit e gjuhës letrare maqedonase.

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе