Çmimi “Objektivi i artë”  i Kinotekës për Spase Tasevski dhe Kole Manev

од admin_kult

Montazhisti i filmit dhe montazhisti televiziv Spase Tasevski dhe regjisori televiziv dhe i filmit Kole Manev,janë fitues të çmimit “Objektivi i artë”, vendosi  Bordi i drejtorëve të Kinotekës,çmim  të cilin Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ndan çdo vit me rastin e ditëlindjes së saj,më 29 Prill.

Ky çmim u ndahet punonjësve të filmit,të cilët përmes angazhimit të tyre profesional kanë kontribuar për krijimin,zhvillimin,promovimin dhe popullarizimin e kinematografisë maqedonase.Plaketat dhe emblemat e përshtatshme, Tasevskit dhe Manevskit do t’ju dorëzohen në manifestimin “Objektivi i artë” i cili do të zhvillohet në Kinotekë,pas pushimeve të festës së Pashkëve,në përputhje me protokollet shëndetësore.

Montazhisti i televizionit dhe filmit Spase Tasevski nga viti 1965 punoi në Radio Televizionin Shkupi,fillimisht si ndihmës montazhisti,e pastaj në mënyrë të pavarur si montazhist në programin televiziv.Paralelisht me punën e tij në RTV e Shkupit (RTVM),ai gjithashtu ka punuar si montazhist i filmave artistik,dokumentar dhe të animuar të prodhuara nga “Vardar Film”.Jeton dhe vepron në Shkup.

Filmografija e tij përfshin një sërë filmash atristik të metrazhit të gjatë si:”E shtënë”,”Baba të mallkuar jemi”,”Irina”,”Pikëllim”,”Gjykim”,”Brigada e plumbit”,”E kaltër e hapur”; filma të metrazhit të shkurtë,dokumentar dhe të animuar: ”Virovo”,”Lojtari i gjashtë”,”Pecko-një ditë jetë”,”Pecko-derivat i naftës” si dhe projekte të shumta televizive.

Regjisori i fimit dhe televizionit Kole Manev,renditet në një nga piktorët më të shquar maqedonas.Ai kreu Shkollën e Arteve Aplikative në Shkup.Pas studimit në Akademinë e Artit Figurativ në Beograd,është larguar në studime qëndrimi në Paris,pastaj ka qëndruar edhe në Pragë ku dhe ka ndjekur ligjerata për film të animuar.Veprat e tij,Manevski i ka ekspozuar në disa ekspozita vetanake dhe ekspozita në grupe në vend,në Francë si dhe në vende të Ballkanit.Është fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare për film dhe për pikturë.Jeton dhe vepron në Shkup.Manev është scenarist dhe regjisorë i dokumentarit me metrazh të gjatë “Tulgesh”,dokumentarit me metrazh të shkurtër “E zeza në të zezë”,filmit televiziv “Urra” dhe realizimeve të tjera televizive.

Çmimin “Objektivi i artë” deri më tani e kanë fituar: regjisorët Branko Gapo,Trajçe Popov dhe Kiril Cenevski,incizuesi i zërit Gligor Pakovski,animuesi dhe karikaturisti Darko Markoviq,drejtorët e fotografisë Dragan Slakovski,Lube Petkovski dhe Blagoja Drnkov,punonjësi i filmit Kosta Kërpaç,producenti Panta Mizhimakov,kritikja e filmit Ilindenka Petrusheva,montazhisti Dimitar Grbevski dhe kostumografja Elena Donçeva.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе