Fillon edicioni i 46 – të i Teatrit të Ri të Hapur

од admin_kult

Me shfaqjen eksperimentale të Teatrit Bitef “Sikur fundi të mos jetë fare afër”, sot (18 nëntor) në Teatrin Popullor Maqedonas fillon edicioni i 46-të i Teatrtit të Ri të Hapur (TRH).

Festivali këtë vit do të realizohet në dy bloqe: nga 18 deri më 26 nëntor dhe nga 2 deri më 7 dhjetorë.Në kuadër të programit do të shfaqen 26 shfaqje nga Austria,Sllovenia,Bullgaria,Turqia,Serbia dhe Kroacia,si dhe shfaqje nga produksionet e pavarura vendase.

Edicioni i dyzet e gjashtë i Teatrit të Ri të Hapur do të zhvillohet në gjashtë skena: në Qendrën Kulturore të Rinisë (salla “25 Maj” dhe salla “Frosina”),Teatrin e Dramës,Teatrin “Komedi”,në Teatrtin Popullor Maqedonas dhe Shtëpinë e ARM-së.Më shumë informacione në lidhje me programin dhe orarin në linket në vijim: www.mot.mk dhe www.mkc.mk. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе