Ushtruesja e detyrës drejtoreshë e Teatrit të “Komedisë”, Nora Shaqiri – Markoviq dhe Igor Podoljanec, drejtor i Teatrit të Akademisë Rajonale të Muzikës dhe Dramës në Kievi “P.K Saksaganski”, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe artit.
Me nënshkrimin e Memorandumit do të mundësohet intensifikim i bashkëpunimi midis dy institucioneve teatrale përmes realizimit të disa programeve dhe projekteve të përbashkëta si dhe shkëmbim të përvojave.
Me këtë Teatri “Komedi”do t’i mundësojë publikut në të ardhmen të ndjekë shfaqjet e kësaj shtëpie teatrale nga Ukraina.