Mbrëmje e BE-së në kuadër të “Verës së Ohrit”

од admin_kult

Programi i festivalit të “Verës së Ohrit” të dielën më 18 korrik 2021,vazhdon me tashmë tradicionalen “Mbrëmjen e Bashkimit Evropian”,me titull “Bah në ajër”.Në kishën katedrale “Shën Sofia”,do të performojnë Mate Bekavac (klarinet) dhe Irina Grafenauer (flautë) nga Sllovenia.

Mate Bekavac,konsiderohet si jë nga klarinetistët më të rëndësishëm të gjeneratës të tij.I lindur në Lublanë,arsimin fillor të muzikës e kreu në vendlindjen e tij,më pas studioi në Universitetin në Grac,së bashku me B.Kovaç,ka magjistruar në “Mozarteum” në Salzburg.Arsimin e kompletoi në shkollën prestigjioze “Xhuliard” në Njujork.Si solist ka performuar me: Orkestrën Kamertale “Franc List”,Kishëzën  Istropolitana,Kamertalen e Izraelit,Solistët e Moskës,si dhe me më shumë orkestra simfonike në Gjermani,Zvicër,dhe me të gjitha orkestrat sllovene.

Irena Grafenauer,është e lindur në Lublanë,ndërsa e përvetësoi mjeshtrinë për flautë duke studiuar me Boris Çampa,Karlhajnc Zoler dhe me Aurel Nikolet.

Zhvillon koncerte në të gjithë Evropën,por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,në Japoni dhe në Australi,ndërsa performon regullisht me Gidon Kremer,është mysafire në festivalin e tij në Lokenhaus dhe do të performon në turneje me: ”Kremer dhe miqtë”.Për partnere të saj për duet,një kohë të gjatë e ka harfisten Marija Graf,dhe në veçanti është e thellë marrëdhënia e saj me Mate Bekavac,me të cilin ajo fjalë për fjalë e “jeton muzikën”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе