Koncert nga ,,Tanec,, në Filharmoni

од admin_kult

Në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”,mbrëmjen e sotme më 16.07.2021,me fillim në ora 21:00,në sallën Kamertale të Filharmonisë,do të realizohet koncerti “Melhem këngë”” nga kori dhe orkestra e “Tanec-it”.

Koncerti është pjesë e sezonit të ri të Ansamblit,simbolikisht i quajtur “Kthimi”,në nder të njëqindvjetorit të lindjes së Blazhe Koneskit,por edhe në frymën e fillimit të një jete të re skenike pas ndaljes së pandemisë.

Ky koncert në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”,është i pesti në serinë e koncerteve në ambient të hapur,nga seria e parë vokalo instrumentale verore,të cilat do të mbahen në pesë qytete të Maqedonisë – në Veles,Prilep,Makedonska Kamenicë,Kavadar dhe Shkup.Pas tyre “Tanec”,do ta fillojë serinë e dytë nga tre koncertet e mëdha muzikoro skenike,të quajtur “Tanec nën yje”,në festivalet në Strumicë,Ohër dhe në Manastir,në të cilat do të performojë orkestri,kori dhe solistët nga Ansambli “Tanec”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе