Turneu Ballkaniko – Evropian i shfaqjes “Gjëra për të cilat nuk flasim”

од admin_kult

Teatri Popullor Ma qedonas dhe “Wonderland Theatre” me shfaqjen “Gjëra për të cilat nuk flasim” në regji të Nela Vitosheviq, nga 30 nëntori deri më 27 dhjetor do të udhëtojnë në një turne Ballkano- Evropiane.

Nga TPM bëjnë të ditur se pjesëmarrjet fillojnë me Serbinë,në Qendrën për dekontaminim kulturor,Beograd,pas së cilës shfaqja do të jetë mysafire në Teatrin Popullor të Manastir,ndërsa më pas vijon një udhëtim në Poloni dhe në Teatrin e Radomit.

Kah gjysma e dytë e muajit dhjetor, shfaqja do të luhet në Festivalin Ditët e Jurislav Koreniq në Teatrin Kametral 55 Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ekipi i aktorëve i përbërë nga: Dragana Kostadinovska, Ivana Pavlakoviq, Sara Klimoska, Ismet Shabanoviq dhe Nikola Nastoski, udhëtimin e përfundojnë në vendin tonë me pjesëmarrjen në Teatrin Kombëtar “Aco Shopov” në Shtip – sqarojnë nga TPM.

“Gjëra për të cilat nuk flasim” është krijuar në bazë të një historie dhe dëshmie të vërtetë të aktorëve, si dhe përvojave intime të jetës së personave të ndryshëm.Është i përmbushur me shumë emocione që dalin nga vetë teksti, ndërsa individi shtresë pas shtrese njeh frikën, pikëllimin, dhimbjen, traumën dhe zbrazëtirat e shpirtit të tij.Premiera e tij u shfaq më 16 tetor dhe për një kohë të shkurtë e bëri për vete publikun e teatrit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе