Në sallën e arteve të Qendrës për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep sot (30 nëntor) me fillim në ora 12:30 do të hapet ekspozitë retrospektive e veprave nga kolonia e arteve e Manastirit “Nizhopole”.
Para publikut të Prilepit do të ekpozohen 20 piktura nga po aq artistë,pjesëmarrës gjatë gjithë viteve të kolonisë, e cila ekziston që nga viti 2000.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së madhe të veprave që do të jenë në dispozicion të publikut.Gjegjësisht, në koloninë “Nizhopole” në 20 vitete e fundit kanë marrë pjesë dhe kanë krijuar mbi 300 pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë tij, të cilët kanë krijuar mbi 700 vepra artistike – theksojnë nga Qendra për Kulturë Prilep.