Telegramë ngushllimi me rastin e vdekjes së doajenit të artit të baletit Toni Bakalov

од admin_kult

Sot,ndërroi jetë Toni Batalakov,doajen i artit të baletit,pedagog –tutor,ish debutues dhe drejtor i baletit.Telegramë ngushllimi gjithashtu dërgoi edhe ministrja e kulturës Irena Stefoska,e cila theksoi se kontributi i tij në zhvillimin dhe afirmimin e baletit maqedonas është i paçmueshëm,ndërsa kariera e tij shumëvjeqare,rolet e shumta të realizuara në skenën e baletit vendas por edhe në botë,çmimet dhe mirënjohjet janë vetëm konfirmim se kultura maqedonase humbi një artist të madh,i cili ishte krenaria e vendit tonë.

“Shpresoj se gjithçka që ka lënë pas tij,si udhëheqës i Baletit por edhe si pedagog,do ti kujtojë gjeneratat e ardhshme të trupës së baletit se pa dashuri dhe pa përkushtim ndaj profesionit nuk ka sukses”,qëndron në telegramën drejtuar familjes.

Vallëzuesi i baleti dhe tutori Toni Batalakov ka qenë anëtarë i trupës së Baletit të Teatrit Popullor të Maqedonisë (1964 – 1992), ku ai u bë debutues me një individualitet të shprehur,teknikë të sigurtë dhe aftësi partneri.Ka qenë drejtor i Baletit pranë Teatrit Popullor të Maqedonisë (1979 – 1989) dhe mësues në Shkollën e baletit në Qendrën e Shkollës për Muzikë dhe Balet “Ilija Nikolovski Luj” në Shkup.

Duke performuar koreografi me përcaktime të ndryshme stilistike,ai krijoi dhe la një repertoarë të gjërë.Shfaqjet e tija janë klasike,klasikë e stilizuar,koreografi moderne,stilizime të karakterit,deri në shfaqjet dramatike.Krijime më të dukshme arriti në trajektoren karakter – dramë,por edhe stilizimet moderne nuk mbetën pas.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе