Stefoska: Tetëdhjetë vjet nga krisma e parë – Jubilejet shërbejnë për të na kujtuar se historia mësohet që mos të harrohet,dhe që asnjëherë mos të përsëritet

од admin_kult

„80 vjetori nga krisma  e parë për liri është akt për nderim dhe përulje të thellë. Qëndresë e denjë për mos t’u harruar. Kjo është më e pakta që Ministria e Kulturës mund të bëjë në kujtim të atyre, të cilët me pushkë e krijuan, ndërsa më pas dhe e mbajtën gjallë kulturën kombëtare, dhe me atë, edhe të gjithë neve na mbajtën në jetë, tha ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në ngjarjen e titulluar „80 vjetori nga krisma e parë- kulturë dhe art=mosnënshtrim”.

Në ngjarjen që u mbajt mbrëmë në oborrin e Ministrisë së Kulturës, ministrja e Kulturës, Stefoska, duke ju dëshiruar mirëseardhje një pjese të trashëgimtarëve, që siç tha ajo, njerëzit e mëdhenj, antifashistët, e dijnë se sa janë të rëndësishëm mosnënshtrimi dhe liria në betejën për mbështejen e atdheut,  ndërsa jubilejet si ky – shërbejnë për të na kujuar se historia mësohet që mos të harrohet, dhe që asnjëherë mos të përsëritet.

„Përkulje dhe nderim të thellë për të gjithë poetët, shkrimtarët, piktorët, aktorët, muzicientët… Të gjthë artistëve, të cilët u inkuadruan në luftën për lirinë e popullit dhe kundër fashizmit, dhe shënuan, secili përmes vulës së vet, edhe dhembjen dhe hidhërimin, edhe gëzimin dhe madhështinë e odiseadës partizane. Fjala është krismë, por edhe krisma është fjalë, tha Stefoska.

Ajo i përshëndeti  dhe aktorët e pranishëm të filmit të papërsëritshëm dhe shkollë më vete „Istrel“/”Krismë” – film i inspiruar nga ngjarjet e vërteta në kohën e pushtimit fashist bullgar. Atyre të cilët, për shkaqe të arsyeshme, nuk mundën të vijnë sonte, ju uroj shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, sepse siç tha ajo, ata na duhen, ata janë dëshmitarët tanë, mësuesit tanë.

Stefoska kujtoi se në të kaluarën janë shkatërruar civilizime, kanë rënë shtete, territore janë grabitur, popuj janë asimiluar, por askush nuk arriti ta zhduk kulturën, për arsye se, në kulturë ishte forca e atyre që guxuan t’i thonë JO të keqes, t’i thonë JO pushtuesit, i cili sëpari zgjat dorën pas territorit, ndërsa më pastaj pas kulturës, pas identitetit tonë.

“Është e gjatë historia e luftës maqedonase për liri. Nga “Тˋga za jug/”Malli për jugun”, përmes “Teshkoto”/”E vështira”, nga “Bellite mugri”/”Agimet e bardha” deri te “Volçjata noq”/”Nata e ujqërve”, “Oçi”/Sy, “Crnila”/E zeza”, “A bre makedonçe, “Pirej”, “Divo meso”/”Mish i egër”….të ngjan, se e tëra historia jonë është në këto tituj. Kultura maqedone është shumë më e madhe nga shteti ynë dhe nga jetët tona”, theksoi Stefoska.

Në ngjarjen „80 vjetori nga krisma e parë-kulturë dhe art=mosnënshtrim”, pijanisti Boban Mirkovski editoi kompozimin, ”Svita za Pijano”/”Suitë për piano” njërit prej përfaqësuesve më të shquar të muzikës bashkëkohore maqedone të shekullit të kaluar, Tomislav Zografski.

Studentët nga Fakulteti për arte dramatike nga klasa e profesoreshës Zoja Buzalkovska edituan shfaqje të shkurtra, me fragmente nga manifesti i ASNOM-it, të përkthyer në më shumë gjuhë, duke e kujtuar publikun në këngën pakëz të harruar, të kënduar nga të mëdhenjtë, Senka Veletaliq dhe Zafir Haxhimanov, këngë për Stiv Naumovin.

Shkrimtarja dhe profesoresha Kalina Maleska, mbesa e shkrimtarit të shquar maqedonas, puntorit politiko- shoqëror, botues dhe revolucionar, autor i skenarit të filmit të parë maqedonas „Frosina“, autor i tekstit të himinit maqedonas, Vlado Maleski,  rrëfeu disa fakte për atë se si u krijua kënga “Denes nad Makedonija”/”Sot mbi Maqedoninë”.

Arkitekti Bujar Muça, djali i njërit prej pjesmarrësve më të rinj në Operën Nacionale të Baletit, Femi Muça, ndau kujtime për babain e tij, fëmijërinë e ndërprerë nga lufta, ndërsa ai nga mosha 13  vjeçare, vazhdoi në Revolucionin.

Fundi i ngjarjes ishte vepra audio-vizuale e titulluar „80 vjetori nga krisma e parë- kulturë dhe art=mosnënshtrim”. Vepra e përshkruan luftën dhe çlirimin nga fashizmi në shtetit tonë, kohët e zymta, por edhe dëshirën për liri. Është prezantuar edhe avancimi kulturor si themel në luftën për liri dhe ndërtimin e kulturës bashkëkohore maqedonase. Vepra  është prodhuar në 3D në hartë tekonologjike. Regjisor dhe autor është profesor Milço Uzunov, ndërsa në video produksion të„3D Projekt Studio” nga Shkupi. Vepra është e përbërë nga më shumë numra të komponuar muzikorë të deiferencuar në dy pjesë, ndërsa autor i tyre është kompozitor maqedonas me renome, Kokan Dimushevski.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе