Në Qenrën multimediale “Stacioni i Vogël” mbrëmjen e sotme do të hapet ekspozita e pavarur e artistit figurativ dhe profesorit të rregullt në Fakultetin e Artit Figurativ pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës,Bashkim Mexhiti.
Ekspozitën e cila titullohet “Sertifikat për kafe”,për shkak të triptikut që është krijuar gjatë kohës së pandemisë globale,do ta hapë drejtoresha e Galerisë Nacionale,Dita Starova – Qerimi.
Mexhiti ka diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Prishtinë (Kosovë),ku dhe ka magjistruar.Është fitues i shumë çmimeve dhe mirrënjohjeve dhe ka realizuar mbi pesëmbëdhjetë ekspozita të pavarura brenda dhe jashtë shtetit.Ka qenë kryetari i parë dhe një prej iniciatorëve të formimit të Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudacum” në Gostivar,një nga themeluesit e Fakultetit të Artit Figurativ pranë Universitetit të Tetovës.Merret në mënyrë aktive me pikturë dhe skulpturë.