Stefoska në ekspozitën e FAF: Ilustrimet janë shprehje e respektit ndaj trashëgimisë poetike të Koneskit

од admin_kult

Koneski,gjatë jetës dhe krijimtarisë së tij të pasur,tregoi rëndësinë e thjeshtësisë dhe modestisë.Por ai gjuthashtu tregoi ashpërsinë dhe mënyrën se si ndërtohet një botë moderne dhe kozmopolite.Në këtë kuptim,si vazhdimësi e rrugës që Koneski përpiloi për të ardhmen e shkencës dhe artit të vendit tonë,e shoh në këtë ekspozitë – tha ministrja Irena Stefoska,sot në hapjen e ekspozitës së ilustrimeve për librin jubilar “Blazhe Koneski – poezi dhe prozë e shkurtër” e cila është e vendosur në Galerinë e Fakultetit të Arteve Figurative pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Stefoska në hapjen e ekspozitës shprehu kënaqësinë që promovohen ilustrime të frymëzuara nga vepra e Blazhe Koneskit dhe shtoi se se një pjesë e veprave janë të përfshira në dizajnin e librit jubilar “Blazhe Koneski – Kala e gurtë” botim i sivjetshëm i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.

Krijimtraia e Koneskit është krenaria  jonë kombëtare.Dhe pa thirrur,ajo për autorët ka një fuqi sfiduse.Ata ndër vite gjejnë mënyra për t,u kujdesur për të,për ta transformuar,për t.u mbështetur tek ai dhe për t,u kthyer tek ai si në shtëpinë e tij.Një rëndësi të tillë kanë edhe ilustrimet e krijuara në këtë Konkurs publik të Fakultetit të arteve figurative pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.Po,ato janë shprehje respekti ndaj trashëgimisë poetike të Koneskit,por ato janë dhe një dimension i ri për afirmimin e arteve vizuele,përmes ilustrimit në botim –theksoi para të pranishmëve ministrja e Kulturës.

Stefoska përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit në Konkurs dhe shtoi se cilësinë që solli ky konkurs,sërisht e aktualizon temën e prezencës së ilustrimeve në libra.

Ekspozita përmban vepra të autorëve të cilët morrën pjesë në Konkursin publik për realizimin e ilustrimeve të cilin e shpalli Fakulteti i Arteve Figurative,si dhe vepra e shpërblyer,me çka FAF u kyç në kremtimin e 100 vjetorit të lindjes së të madhit të kulturës maqedonese Blazhe Koneskit.Konkursi dhe ekspozita realizohen me mbështetje të Ministrisë së Kulturës.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе