,,Vallëzimi spanjoll” është titulluar koncerti i Filarmonisë i cili do të mbahet të enjten(1 tetor) në ora 20, ku do të interpretohen variacione Barok ,,Pasçakona” të kompozitorit maqedonas Bllagoj Canev dhe ,,Karmen svita” të Bize- Shçedrin. Me orkestrën do të dirigjon Emil Tabakov nga Bullgarija.
Veprat e Canevit sillen rreth tingullit klasik harmonik dhe melodik, dhe shpesh lajtmotivi, por gjithashtu në thelb i integruar në opusin e tij është frymëzimi nga folklori muzikor maqedonas. Në fushën e muzikës kamertale i realizon arritjet më të rëndësishme krijuese.