Koncert solistik i Ilina Mitrevska në Sofje

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore – Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje,koncert do të mbajë Ilina Mitrevska,e cila do të performojë në shoqëri me  Dilek Rexhep.

Koncerti përmban një spektër të gjërë të veprave nga bakrok deri në atë klasicizëm,romantizmi,me theks në belkanto – këndimin.Në repertoarin e pasur të koncertit solistik përfshihen kompozime nga: Mocarti,Paizielo,Xhulijani,Verdi,Shopen,Puçini,Hendel,Pahmaninov,Dvorzhak – informojnë nga QKI.

Ilina Mitrevska është solo interpretuese nga Shkupi.Studion në Konservatroriumin ,,Xhuzepe Tartini,, në Triestë në Itali,nën mentorim të belkanto mjeshtrit Lorenco Reganco.Shkollimin e mesëm e përfundoi në Shkollën e Muzikës në Shkup,në departamentin për solo këndim,në klasën e profesor Gonca Bogoromova – Krapovski,njëkohësisht si pjesë e akademisë vokale të profesorëve Ana dhe Igor Durlovski.

Në mënyrë intensive punon me debutuesin e Operës dhe Baletit Nacional,tenorin Gjorgji Cuckovski,si dhe me Slavica Petrovska – Galiq.Ka mbajtur shfaqje solo me Filarmoninë,si dhe koncerte solistike në Sofje,nën shkopin dirigjues të maestro Hristo Hristov,performancë në Verën e Shkupit, dhe në Tingujt e Qarshisë.Është fituese e shumë çmimeve në Maqedoninë e Veriut,Bullgari dhe në Serbi.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе