Maria Pavlovska prezantohet në Bienalen në Firencë

од admin_kult

Artistja Maria Pavloska do të marrë pjesë në ekspozitën e njohur ndërkombëtare në edicionin e 13-të të Bienales në Firencë,Itali,e cila do të mbahet nga 23 deri më 31 tetor.Pavlovska do të prezantohet me projektin “Zonja dhe Zonjusha X” projekt i cili përmban një instalim (poliptik – seri vizatimesh), dhe shoqërohet me videomaterial.

Bienalja e Firencës e këtij viti është nën patronazhin e Parlamentit Evropian dhe Rajonit të Toskanës,dhe në temë “Feminiteti i përjetshëm / Ndryshim i përjetshëm”  do të mbahen ngjarje të shumta,punëtori,prezentime dhe ligjerata në të cilat do të diskutohet për konceptet e ndryshme,lidhur me rolin e gruas dhe feminitetin në artin dhe dizajnin bashkëkohor.

Projekti është përgaditur në studion artistike në Muzeun “Mana Contemporarz,, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dy vitet e fundit,si një post reagim për projektin “A Reakcija”.

Pavlovska në Firencë prezantohet me ftesë nga drejtori i Bienales, Xhakopo Celona, dhe kuratorëve dhe komitetit të këtij manifestimi prestigjioz.

Ka realizuar ekspozita dhe rezidenca të shumta vetanake në: Paris,Beograd,Sarajevë,Lublanë,Berlin,Zagreb,Novi Sad,Sofje,Nurenberg,Nju Jork e të tjerë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе