Promovim i platformës digjitale “Europa Readr”

од admin_kult

Të hënën më 4 tetor me fillim në ora 19:30 në Teatrin “Komedi” do të zhvillohet mbrëmje letrare,ku do të jetë e promovuar platforma digjitale “Europe Readr”.     Moderatore e ngjarjes është Biljana Crvenkovska,skenariste,filozofe,autore letrare,përkthyese,redaktore dhe fituese e këtij viti të mirënjohjes speciale për promovues të kulturës së leximit në Panairin e librit.

Pjesë nga librat në gjuhë italiane,polake,sllovene dhe çeke do të lexojnë: Liljana Uzunoviq,Andrej Jovançevski dhe Darko Spasov.Në nder të karakterit dhe veprës së Blazhe Koneskit dhe shënimit të njëqindvjetorit të lindjes së tij,përzgjedhje poezi nga Blazhe Koneski do të lexojnë: Blagoj Veselinov (TKM Shkup) dhe Edmond Sotir (Teatri “Komedi”).

Iniciator dhe koordinator i projektit është kryesia sllovene me Këshillin e BE-së.

Organizatorët informojnë se platforma digjitale “Europe Readr” i sjell çështjet aktuale sociale më pranë lexuesve në botë.Inkurajon të menduarit se në çfarë bote duam të jetojmë dhe ofron mundësinë për të lexuar Bashkimin Evropian si një komunitet me të gjithë diversitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i ndërlidhur – si një bashkësi me një të ardhmëri të përbashkët.

Ngjarje të shumta shoqëruese në të gjithë botën nga Parisi deri në Helsink,nga Uashingtoni deri në Peking – inkurajojnë krijim të hapësirave publike për lexim dhe shkëmbim të ideve për botën e së ardhmes. ”Europe Readr” zbaton një paradigmë të re për bashkëpunim evropian në kulturë,e bazuar në dialog dhe promovim të kulturës si nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes sociale

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе