Kinoteka e Maqedonisë së Veriut do ta shënojë Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizuele (27 tetor),me promovimin e librit “Antonio Mitriqevski:Kronikë e një ëndërre të filmit”.
Libri i cili është i botuar nga Kinoteka dhe autor i të cilit është Stojan Sinadinov,paraqet përmbledhe të monografisë,biografisë,prozë memoaresh dhe shqyrtime kritike.
Nga Kinoteka informojnë se të udhëhequr nga motoja e këtij manifestimi global “Dritarja e juaj drejt botës”,ky institucion nacional do ti hapë zyrat dhe depot e tij për studentë,nxënës,kolegë nga institucionet përkatëse dhe nga Sektori për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore,si dhe për qytetarët kuresahtarë.
Siç theksojnë,shënimi i Ditës Botërore të Trashëgimisë Audiovizuele është fillua nga UNESCO,dhe më pas është pranuar dhe marrë përsipër nga organizatat ndërkombëtare që bashkojnë organizata dhe asociacione të arkivave të filmit,muzeve, dhe institucione të cilat meren me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë audiovizuele.