Shfaqja ,, Bure barut” në RTMV, Muzeu Arkeologjik fillon me online projekt për më të vegjlit

од admin_kult

Sonte me fillim në ora 23:40, në programin e parë të RTMV mund të ndiqet shfaqja “ Bure barut” në regji të Sasho Milenkovski, në produksion të Teatrit të Dramës.

Muzeu Arkeologjik, organizon një sfidë online për më të vegjlit në izolim, prandaj nga sot fillon projekti Edukimi i  muzeut përmes vizatimeve.

,Përmes këtij aktiviteti fëmijët, duke i vizatuar sendet e muzeut që do ti japim, do të njoftohen me arkeologjinë dhe trashëgimin tonë të pasur kulturore si dhe me përdorimin e këtyre e sendeve në të kaluarën .  Gjithashtu i inkurajojmë edhe  të rriturit të bashkohen me këtë projekt kreativ dhe ato me ne ti ndajnë  vizatimet”, thonë nga muzeu.

Sendet e muzeut do të ndahen në profilet e tyre në facebook dhe instagram.

,, Secili që do të kuqet në këtë projekt është e nevojshme ti ndanë vizatimet me  #Edukimi i muzeut përmes # Vizatime  dhe të bëj tag profilin e muzeut.  Të gjithë fëmijët  të cilët dot jenë pjesë e kësaj iniciative do të jenë të ftuar falas në punëtori edukuese në katin tonë arsimor, kurse për të rriturit që do të kyçen do të fitojnë një vizitë falas në Muzeun Arkeologjik menjëherë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, thonë  nga muzeu.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе