“Heda Gabler”, bazuar në tekstin e autorit Henrik Ibsen, është shfaqja e re e prodhuar nga Teatri i dramës– Shkup. Premiera do të jepet të shtunën (20 prill) me fillim nga ora 20:00 në skenën “Risto Stefanovski”.
Regjisor i shfaqjes është Vasill Hristov, përshtatja është e Viktoria Rangellova-Petrovskës dhe Vasill Hristovit. Skenograf i shfaqjes është Vasill Hristov, ndërsa kostumet janë të Roze Trajçevska-Ristoskës.
Në rolet luajnë aktorët e Teatrit të dramës – Shkup Sanja Arsovska, Zoran Lutkov, Vlladimir Petroviq, Deniz Abdullah dhe Sara Klimoska.