Në “Jadro” është mbajtur sesioni informativ dhe prezantimi mbi projektin “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”

од admin_kult

Sot në HKS Qendër “Jadro” është mbajtur sesioni informativ dhe prezantimi i projektit “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”, ku morën pjesë institucione, organizata dhe individë të interesuar. Sesioni dhe prezantimi i projektit mund të ndiqen edhe online duke u regjistruar përmes platformës Zoom.

Në emër të Ministrisë së Kulturës, Tatjana Kralevska-Llazarova, Sekretarja e përgjithshme e Komisionit nacional të UNESCO-s, u shpreh se artistët dhe punëtorët kulturorë maqedonas në projektin “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” shohim iniciativë të re të organizatave ndërkombëtare të rëndësi të madhe dhe përshpejtues të potencialit të kulturës dhe njerëzve kreativ nga kjo pjesë e Evropës.

“Ky projekt evropian ka treguar se bashkëpunimi kulturor është mekanizëm thelbësor për dialogun evropian dhe ndërkombëtar. Ne jemi veçanërisht mirënjohës që Bashkimi Evropian dhe UNESCO me partnerët e tyre, Këshillin britanik dhe Agjencinë italiane për bashkëpunim zhvillimor, janë të përfshirë në zbatimin e kësaj nisme që konfirmon se kultura dhe diversiteti kulturor janë faktor i rëndësishëm i integrimit në Bashkimin Evropian“, është shprehur Kralevska-Llazarova. Ajo theksoi se vitin e kaluar, pas promovimit të ciklit të parë të projektit “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”, institucionet dhe operatorët kulturorë maqedonas, si bartës të projekteve të mbështetura, patën mundësinë të ndërtojnë partneritete të reja afatgjata, rrjetëzim me organizatat evropiane, përmirësim të aftësive, njohurive, qasjes në fonde, rritje të konkurrencës dhe ruajtje të bashkëprodhimit dhe qarkullimit të shërbimeve në Ballkanin Perëndimor”. 

“Prandaj edhe Ministria e Kulturës është në dispozicion të thirrjes aktuale, të dytë radhazi për projektin, si partnere dhe si ndihmëse gjatë aplikimit. Besoj se do të ketë interesim të madh për të aplikuar dhe me ndihmën e miqve tanë të dëshmuar, sërish do të japim dhe shkëmbejmë më të mirën për dhe në kulturë”, shtoi Kralevska-Llazarova.

Në seancën informative folën shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, zëvendësambasadori i Republikës së Italisë Mario De Rosa dhe Kler Sirs, drejtoreshë e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Sinisha Sheshum, shef i zyrës së UNESCO-s në Sarajevë, Byroja Rajonale për Shkencë dhe Kulturë në Evropë.

Thirrja, kriteret dhe mënyrat e aplikimit mund të gjenden në lidhjet e mëposhtme:

  • për institucionet dhe organizatat: www.bit.ly/3ITpCdJ, me afat të fundit të dorëzimit deri më 27 maj 2024;
  • për grante të vogla për individë: www.bit.ly/4axMUBY, i hapur përherë për aplikime deri më 31 dhjetor 2025.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе