Porositë me rastin e Ditës Botërore të Teatrit – 27 Mars

од admin_kult

“Kur të gjitha definicionet për teatrin bien në ujë gjatë një krize,sfidë dhe detyrim kulturor i çdo artisti-individual është të thëret në një shkallë më të lartë të përgjegjësisë ,inovacionit ,kreativitetit , hulumtimit të modeleve dhe formave të reja të ekzistencës teatrale tani dhe në të ardhmen” thuhet në porosinë maqedonase të aktores nga Teatri Turk, Susan Akbelge,e shkruar me rastin e Ditës Botërore të Teatrit – 27 Mars.

Në porosinë,Akbelge shprehet se “sot,në Ditën Botërore të Teatrit,në një krizë të madhe,kur kemi vetëm kohë me bollëk…Unë ju ftoj të ëndërrojmë me sytë hapur,ta zgjojmë kreativitetin përmes së cilës ekzistojmë”. Në fund të porosisë së saj , ajo i përshëndet punëtorët e teatrit me fjalët e recituesit të dramës maqedonase,Goran Stefanovski, “Do të flasim apo do të punojmë?”.

Aktorja britanike e teatrit,filmit dhe televizionit Helen Miler është përsëri autore e porosisë globale me rastin e Ditës Botërore të Teatrit,27 Mars.Në mesazhin e saj,ajo shprehu bindjen e saj se jeta teatrale së shpejti “do të lulëzojë përsëri,me një energji të re dhe kuptim të ri të botës që e ndajnë të gjithë”.“

Instinkti kreativ i shkrimtarëve ,dizajnerëve , vallëtarëve,aktorëve,muzicientëve,regjisorëve nuk do të shtypet kurrë,dhe në një të ardhme të afërt do të lulëzojë përsëri,me një energji të re dhe kuptim të ri të botës që e ndajmë të gjithë”. “Mezi pres!” ,porositi Helen Miren në mesazhin tradicional me rastin e Ditës Botërore të Teatrit,e cila është organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit.

Përzgjedhja e autorëve për porosinë botërore organizohet nga Bordi Ekzekutues Ndërkombëtar i Institucionit Ndërkombëtar  të Teatrit, UNESKO, Paris/Shangai,ndërsa përzgjedhja e autorit të porosisë të vendit organizohet nga Programi dhe Bordi Ekzekutiv i Qendrës Maqedonase ITI/Produksion.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе