Telegramë ngushëllimi me rastin e ikjes së parakohshme të aktorit Luran Ahmeti

од admin_kult

Aktori Luran Ahmeti ndërroi jetë mbrëmë në Shkup në moshën 45 vjeçare,si pasojë e komplikimeve nga korona virusi.Luran Ahmeti për vite të tëra ka qenë pjesë e Teatrit Kombëtar në Shkup,ndërsa ka qenë pjesëmarës në shumë projekte filmash dhe pas tij ka lënë një karierë të pasur aktrimi.

Telegramë ngushëllimi deri tek familja dërgoi edhe ministrja e kulturës Irena Stefoska, e cila theksoi se Luran Ahmeti do ta përkujtojmë si një aktor të madh,artist madhështor i cili çdo herë ishte në shërbim të së bukurës dhe artit por edhe një bashkëpunëtor i shkëlqyer,kolegë,mik,modest,por me një ndikim të madh në mesin tonë kulturor.

“Me largimin e tij të parakohshëm do të mbetet një hapësirë e madhe dhe e pa zëvendësueshme në jetën kulturore të vendit tonë.Në kujtim na mbesin rolet e tij të jashtëzakonshme në skenën e Teatrit Shqiptar,shumë projekte filmike dhe televizive në të cilat ka marrë pjesë,por edhe arritjet në skenën ndërkombëtare,në të cilan tregoi se me përkushtim dhe dashuri për artin, gjithçka është e mundur” theksohet në telegramën ngushëlluese.

Që nga viti 1998,ai ka luajtur në filmin evropian “Shfaqja e kukullave” si dhe disa nga rolet kryesore në serialet: “Kurtlar Vadisi-Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gynler”, “Son Zay Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata” dhe shumë filma të tjerë…

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе