Filloi xhirimi i filmit “Kajmak” nga Milço Mançevski

од admin_kult

Në hotel “Limak” në Shkup,filloi të xhirohet “Kajmak”,filmi i shtatë i regjisorit Milço Mançevski.Filmi do të xhirohet pesë javë në lokacione në Shkup,në lagjet Kozle,Autokomandë,Qendër dhe Lisiçe.

“Kajmak”,është koproduksion evropian,në të cilin pjesa më e madhe e mjeteve finaciare janë nga jashtë vendi – 52 përqind nga mjetet janë nga fondet e filmit të: Danimarkës,Kroacisë dhe Bullgarisë,ndërsa 48 përqind nga Agjencia e jonë e filmit.”Kajmak”,gjithashtu mori mbështetje edhe nga fondi evropian “Euroimazh”.Është i ndihmuar nga një numër i madh i individëve dhe kompanive vendase dhe të huaja.Koproducent është Radio Televizioni i Maqedonisë,ndërsa në ekip janë përfshirë punonjës filmi nga Anglia,Italia dhe Serbia.

Në grupin e aktorëve janë: Kamka Tocinovska,Sara Klimoska,Aleksandar Mikiq,Ana Stojanovska,Simona Spirovska,Petar Mirçevski,Filip Trajkoviq,Sashka Dimitrovska,Laze Manaskovski dhe të tjerë.

Producent i dizajnit është Dejvis Mans nga Anglia,drejtor i fotografisë është danezi Urlik Boel Bencen,drejtor kastingu është Milka Ançevska,kostumografe është Zhaklina Krstevska,ndërsa dizajnues për makjazh është Mario Mikisanti.Producent maqedonas i filmit është “Banana Film” me producentin Jane Qortoshev.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе