Duke shënuar orën e parë të gjuhës maqedonase,të shtunën në shkollën e vjetër “Dimitar Vlahov”në fshatin Lubojnë,do të fillojë festivali i parë multimedial i traditës dhe historisë në Prespë “Prespalend 2021”.
Vizitorët do të kenë mundësinë ti shijojnë hajet tradicionale të Prespës,ndërsa do të performojë grupi muzikor “Perija” dhe virtuozi i kanonit dhe sazit Xhengiz Ibrahim.Në ngjarje,të pranishëmit do të dëgjojnë poezi nga Elena Prenxhova,Igor Trpçeski – Trpe,Marija Grubor dhe Gorazd Kitanoski-Keni nga “Poetri slem Maqedoni”.Në plazhin “Slavnica”,të dielën koncert do të zhvillojnë dueti Dac dhe Aleksandar,si dhe Vllado Janevski.
Në kuadër të festivalit,në tre muajt e ardhshëm do të organizohen punëtori edukative,aktivitete sportive,histori tradicionale lokale të këndshme,shfaqje muzikore,ndërsa janë paralajmëruar edhe shumë shfaqje dhe ekspozita skenike.
Organizatori njofton një vizitë në gjashtë fshatra,me 11 ngjarje,si dhe kohë të kaluar në natyrë dhe zbukurim të 11 vendodhjeve.