Premier e shfaqjes ,,Bashkëshortët” në regji të Dragana Tanevska

од admin_kult

Në Teatrin Popullor në Ohër nesër në mbrëmje me fillim në ora 18 do të mbahet premiera e shfaqjes ,,Bashkëshortët” nga Vudi Alen, në regji të Dragana Tanevska. Në këtë shfaqe premier e cila është e tipit të mbyllur, luajnë Ivica Conev, Elizabeta Stefanovska, Nikolla Todorovski, Adrijana Billalloviq Todoroska, Filip Kiprovski dhe tjerë.

Nga teatri shpjegojnë se shfaqja “ Bashkëshortët” është një pamje pesimiste për dashurin dhe martesën romantike.

,,Humori në shfaqje buron nga realiteti i situatave. Personazhet nuk mund ti dominojnë dobësitë dhe dëshirat e tyre dhe prandaj hyjnë në situata absurde që janë komike. Kjo, nga ana tjetër, është specifika e humorit të Vudi Alen, i cili me shumë mençuri dhe realisht analizon situatat dhe karakteret”, thotë regjisorja Dragana Tanevska. Premiera është e tipi të mbyllur.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе