Hapet pavioni i 17-të i Bienales së arkitekturës në Venecia

од admin_kult

Me prezantimin e projektit “Tani“ në Byronë për projektim Bina në pallatin „Zorzi“, qendër e UNESKO-s në Venecia, sot edhe zyrtarisht është hapur pavilioni maqedonas në njërën nga manifestimet më prestigjioze globale arkitektonike , Bienalja e 17-të e arkitekturës në Venecia.

Me këtë rast, ministrja e Kulturës Irena Stefoska, e cila edhe pse nuk kishte mundësi të jetë prezente fizikisht në ngjarje,  përmes videoporosisë në të cilën, siç tha ajo, ambasadorët e kulturës dhe artit e kanë tërë mbështetjen e saj, dhe ju dëshiroi që projekti të tërheq vëmendje të lakmueshme.

„Bota krijuese për momentin është e drejtuar pikërisht nga Venecia. Pavioni maqedonas e zbukuroi vizionin tuaj, prapë do ta them, jam e bindur se e jep përgjigjen e pyetjes tematike të kësaj Bienalje: „Si të jetojmë sëbashku?“, potencoi Stefoska. 

Stefoska tha se kuratori kryesor i kësaj Bienalje, Hashim Sarkis, ju bëri thirje arkitektëve  se, edhe përkskaj ndarjeve politike dhe pabarazisë ekonomike në botë, të mendojnë për hapësirën në të cilën të gjithë mund të jetojmë sëbashku.

Në hapjen e pavilionit maqedonas, fjalim mbajti edhe Mateo Rosati, përfaqësues i kancelarisë rajonale të UNESKOS-s në Venecia, organizatë e  cila me kënaqësi e lëshoi atriumin e pallatit për nevojat e ekzpozitës, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që kancelaria e UNESKO-s të jetë nikoqir i pavionit nacional të Maqedonisë së Veriut në suaza të Bienales në Venecia dhe nënvizoi se ekspozita e sivjetshme është ngjarja e parë më e madhe kulturore e hapur në kohë të pandemisë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, komisarja e projektit Dita Starova Qerimi, ngjarjen e sotme e vlerësoi si mundësi të rrallë për paraqitje dinjitoze të vendit tonë në njërën nga manifestimet më prestigjioze i cili tradicionalisht mbahet në Venecia, si projekt që koresopondon me pyetjen „Si të jetojmë sëbashku?”.

Kuratorë të projekyit janë Bekir Ademi dhe Jordan Shishovski. Ekzpozita mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Teksti i videoporosisë së mnistres së Kulturës, Irena Stefoska për Bienalen në Venecia

Vidoporosia e minstres së Kulturës, Irena Stefoska për Bienalen në Venecia

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе