Hapja e ekspozitës “Subscript” nga Goran Despotovski

од admin_kult

Në Çifte Hamam,mbrëmjen e sotme do të hapet ekspozita “Subscript” nga artisti Goran Despotovski nga Novi Sad,Serbi.

Nga Galerija Nacionale njoftojnë se ekspozita ka karakter retrospektiv,dhe në pjesën më të madhe të objekteve dhe instalimeve të realizuara,autori përfaqëson personin,grupën,masën e njerëzve në formë të kukullave,të cilat kontekstualizojnë praninë e një personi-personave në hapësirë të caktuar,por pa të-ata në kuptim të plotë.

Despotovski punon në Akademinë e Arteve në Novi Sad,ndërsa është edhe kryetar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ në Vojvodinë.Ka organizuar gjashtëdhjetë ekspozita vetanake dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive në vendin e tij dhe jashtë vendit.Është fitues i shumë çmimeve nga fusha e artit figurativ.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 28 tetor,ndërsa kuratore e projektit është Ana Frangovska.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе