Teatri Kombëtar Maqedonas me shfaqjen “Vetëm zë’’ është mysafir në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Joakimfest” në Serbi

од admin_kult

Teatri Kombëtar Maqedonas me shfaqjen “Vetëm zë” të Nina Plavanjac,në regji të Marjan Neqak,në javën e dytë të muajit tetor do të jetë mysafir në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Joakimfest”, i cili mbahet çdo vjeshtë në Kragujevac,Serbi.

Festivali egziston 15 vite dhe ka kaluar nëpër periudha të uljeve dhe ngritjeve të ndryshme,në kërkim të një koncepti të bazuar mirë.Sot,është Festival i Teatrit bashkëkohor,modern,social,estetik dhe poetik,i cili me përzgjedhje të shfaqjeve, përpiqet të jetë i dukshëm dhe i njohur jo vetëm në vend por edhe në rajonin më të gjërë – kumtojnë nga TKM.Gjithashtu shtojnë se ky është prezantimi i katërt në festival i TKM dhe shfaqjes “Vetëm zë”,por këtë vit edhe udhëtimi i parë i aktorëve maqedonas (Zvezdana Angelovska dhe Nikola Ristanovski,me zë të ingjizuar,si dhe balerini Miroslav Mitrashinoviq) jashtë kufijve të vendit tonë.Nikoqir dhe organizator i Festivalit është Teatri Knezhevo-Serb nga Kragujevaci.Shfaqja e radhës në skenën amë të TKM është e caktuar më 20 tetor me fillim në ora 20:00.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе