Këtë vit Mbrëmjet e operës së majit do të shënohen në një mënyrë tjetër. Në kanalin zyrtar në YouTube publiku do të ketë mundësi të përcjell 10 shfaqje të Operës dhe Baletit Nacional, tetë opera dhe dy balete.
“Për fillim, me 9 maj do të mund ta ndiqni premierën digjitale të produkcionit më të ri të operës “Karmen”, me 12 maj performancën e baletit “Rajmonda”, 15 maj “Turandot”, 17 maj “Kavaleria Rustikana” dhe koncerti i operës me rastin e 70 vjetorit të artit të operës.
Me 19 maj do të keni mundësi që ta ndiqni koncertin e baletit “Perlat e baletit”, ndërsa me 22 maj operën “Faust”. Me 24 maj, me rastin e festës Shën Kirili dhe Metodi do të keni mundësi ta ndiqni operën “Lidija nga Maqedonia” nga Risto Avramovski.
Opera “Adriana Lekuvrev” do të emitohet me 26 maj, ndërsa opera “Traviata” me 29 maj. Për fund tradicionalisht, ashtu siç do të mbyllnim festivalin Mbrëmjet e operës së majit, në 31 maj do të emitohet opera “Aida”, njoftuan nga OBN.