Teatri “Jodan Haxhi Konstantinov-Xhinot” nga Velesi lajmëroj për projektin e parë në internet “Ai dhe Ajo” – një produkt i kulturës në një kohë të izolimit fizik dhe i krijuar përmes rrjetëzimit të internet platformave dhe shfaqjeve. Janë paraparë dymbëdhjetë episode, të cilat teatri një herë në javë do t’i vendos në faqen e saj, duke filluar këtë të shtunë (9 maj) dhe në të njëjtën kohë (në ora 20:00).
Nga teatri i Velesit lajmërojnë se ky projekt unik i tyre është një përgjigje artistike ndaj krizës, e cila synon të maksimizojë përdorimin e komunikimit që lejon internetin të eksplorojë performancën në forma jo standarde.
Projekti është bërë në atë mënyrë që provat janë realizuar online, pastaj aktorët filmojnë veten (zakonisht me celularët e tyre) dhe në fund, në procesin e montimit, formohet video-dialogu. Historia tregohet nga gjashtë çifte, marrëdhëniet ndërlidhen ndërmjet veti në unitetin e tregimit në karantinë.
Regjisori i projektit është Dean Damjanovski, dramaturgjia është nga Sasho Dimoski, ndërsa videoklipi dhe montimi i videos është nga Filip Korunovski.
Në projekt marrin pjesë aktorët: Blagojçe Stojanov, Talija Nastova, Vasil Zafirçev, Slavica Manaskova, Samoil Stojanovski, Maja Ljutkov, Zorica P. Pançiq, Simona Dimkovska, Slobodanka Çiçevska, Zharko Spasovski, Isidor Jovanoski dhe Keti Borisovska.