Mision online i ekspertëve dhe punëtorisë të TAIEX,kushtuar ndryshimeve dhe plotësimevetë Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

од admin_kult

Prej 24 gjer më 26 Mars, në online platformën “Zum” do të zhvillohet misioni i ekspertëve dhe punëtorisë të TAIEX-Instrumenti për ndihmë teknike dhe shkëmbim të informacioneve të Komisionit Evropian,kushtuar ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.Misioni i ekspertëve zhvillohet nën udhëheqjen e ekspertit evropian Mihali Fiçor,anëtar i Këshillit Hungarez për të Drejtat e Autorit dhe kryetar i Aleancës për të Drejtat e Autorit në Evropën Qendrore dhe atë Lindore në Hungari.

Në hapjen e zhvilluar sot,u drejtua ministrja e kulturës Irena Stefoska,duke informuar se Ministria e Kulturës ka përgaditur një projekt ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta,në përputhje me tre direktivat evropiane,me të cilat do të krijohen kushte për ushtrim të pandërprerë të të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta,veçnërisht në pjesën e menaxhimit kolektiv.

Stefoska shtoi se gjatë procesit të përgaditjes të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit,mbështetje dhe udhëzime për tekstin e Ligjit,mëparë kishin dhënë disa ekspert të shquar vendas dhe evropian në raportet e tyre,për të cilat ajo falënderoi Mihail Fiçor,udhëzimet dhe vërejtjet e të cilit ishin pika fillestare për përgaditjen e harmonizimit të Ligjit,veçanërisht me Direktivën e BE-së mbi menaxhimin kolektiv të së Drejtës Autoriale dhe të Drejtat e Përafërta.

Në fund të fjalimit të saj,ministrja e kulturës falënderoi Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut,dhe Sekretariatin për Çështje Evropiane pranë Qeverisë të RMV-së,të cilët mundësuan zbatimin dhe miratimin e aplikimit të Ministrisë të Kulturës për marjen e mbështetjes këshilldhënëse të ekspertëve përmes TAIEX-Instrumentit për ndihmë teknike dhe shkëmbim të informacioneve të Komisionit Evropian.

Ngjarja e cila ishte e organizuar me ndërmjetësim nga Sekretariati për Çështje Evropiane pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,vazhdon nesër dhe pasnesër (25-26 Mars) në një punëtori online në të cilën Mihail Fiçor nga Këshilli Hungarez për të Drejtat Autoriale dhe krytar i Aleancës për të Drejtat Autoriale të Evropës Qendrore dhe Lindore,do të japë një parashikim si një ekspert i dëshmuar,ndërsa mbajtësit e të drejtave dhe përdoruesit do të jenë në gjendje të parashtrojnë pyetje dhe të japin vërejtjet e tyre në lidhje me temën.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе