Shënim i Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore

од admin_kult

Në Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut,sot më 22 shtator me fillim në ora 12:00,do të jetë e hapur ekspozita “Trashëgimia Kulturore Jomateriale e Sllovenisë në dritën e konventës së UNESCO-s”.Ekspozita realizohet në bashkëpunim me Muzeun Etnografik të Sllovenisë nga Lublana.

Autorë të ekspozitës janë dr. Nena Zhidov dhe mr. Anja Jerin.Në njëzet e shtatë panoa janë të prezantuara gjashtëdhjetë e shtatë elemente kulturore jomateriale nga Lista Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Sllovenisë.Katër nga këto elemente janë të regjistruara në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.

Prezentimin i kësaj ekspozite do të shënojë  fillimin e kremtimit të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore në vendim tonë.Manifestimi do të zgjasë deri më 28 shtator,ndërsa më shumë aktivitete,që do të organizohen në disa qytete dhe fshatra,janë të lidhur me temën “Trashëgimi kulturore për të gjithë” dhe me “Viti Evropian i Hekurudhave”.

 Në vazhdim është i bashkangjitur linku me programin e manifestimit ,,Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore 2021,,

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе