Përmbajtje të shumta në manifestimin “Ditët e gjuhës dhe kulturës ruse”

од admin_kult

Me koncert të muzikës klasike ruse në Muzeun e Luftës Maqedonase,sot fillon manifestimi “Ditët e gjuhës dhe kulturës ruse”.Në koncert do të performojnë muzicientë maqedonas si:Ana Kondratenko,Bojan Ilkovski,Bojan Talevski,Maria Mihajlovska dhe Maria Vrshkova,të cilët do të interpretojnë vepra nga Rahmaninov,Çajkovski dhe Shostakoviç.

Manifestimi vazhdon në Kinotekë,ku më datën 23 shtator do të shfaqet filmi ushtarak “Fantazma e kuqe” të regjisorit rus Andrej Bogatirjov,ndërsa më 25 shtator në Kafe Librarinë “Bukva”,Qendra Ruse do të organizojë kuiz “Sa mirë e njeh Rusinë?” në të cilën fituesit do të marrin shpërblime me simbole ruse.

Nga 26 deri më 28 shtator në Qendrën Ruse do të zhvillohet Konferenca e tretë Ndërkombëtare “Gjuha,Letërsia dhe Kultura Ruse: e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja”,ndërsa më 29 shtator në Kafe Librarinë “Bukva” do të mbahet një tribunë e hapur me temë “Përkthim dhe botim i letërsisë ruse”,ku do të marrin pjesë redaktorë të shtëpive botuese maqedonase.Manifestimi zhvillohet me iniciativën e Qendrës Ruse pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup,me mbështetje të: Ambasadës së Rusisë në Maqedoninë e Veriut,kompanisë “Lukoil Maqedoni” dhe Fondacionit “Paqja Ruse”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе