Prej 11 deri më 13 qershor “Fundjava teatrale në ambient të hapur”

од admin_kult

Institucioni Nacional “Komedi”, në bashkëpunim me Qendrën Tregtare të Qytetit,prej 11 deri më 13 qershor do ta realizojnë “Fundjavën teatrale në ambient të hapur”.Në repertuar janë të përfshira shfaqjet: “Darkë për budallenjtë” (11 qershor,e premte), “Në të hapur” (12 qershor,e shtunë) dhe “Tung mirupafshim!”(13 qershor e diel).

Nga Teatri “Komedi”,informojnë se shfaqjet do të interpretohen në skena të hapura,të vendosura tek fasada e pestë e Qendrës Tregtrare të Qytetit (hyrja nga ana e sheshit,kah shkallët më së larti) dhe në Kopshtin e gjelbërt të çatisë së Qendrës Tregtare të Qytetit,me fillim në ora 21:00,me respektim të masave për mbajtje të ngjarjeve në ambient të hapur.

Biletat për ngjarjen janë në shitje tek biletaria e Teatrit “Komedi”,çdo dit nga ora 10:00 deri më 18:00.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе