Ministrja Stefoska dhe ambasadori i Japonisë Hironori,në Ohër

од admin_kult

Ministrja e kulturës Irena Stefoska dhe ambasadori i Japonisë Hironori Savada,sot ishin në vizitë të përbashkët në Ohër,në qytetin e UNESKO-s.

Ambasadorit Hironori i’u prezantuan të gjitha potencialet e Ohrit dhe rajonit,në aspekt të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Me ministren Stefoska,ambasadori japonez u njoh me aktivitetet e Parkut Nacional “Galiçicë” dhe të Entit Hidrobiologjik.Në qytetin e vjetër vizituan Galerinë e ikonave,kishat “Shën Sofia”dhe “Shën Mërija Perivlepta” Teatrin antik,si dhe Shtëpinë e Robevcive.

Këtë vizitë të përbashkët të Ohrit,ministrja Stefoska dhe ambasadori Hironori u dakorduan ta bënin gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Kulturës më 31 mars të këtij viti,kur diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve,si dhe për bashkëpunimin e mundshëm me Japoninë në menaxhimin e trashëgimisë botërore të rajonit të Ohrit.

Japonia është miku ynë i dëshmuar dhe donator parimor,i cili para disa viteve me mjete të pakthyeshme dhe ekspertizë për përgaditjen e studimit të fizibilitetit,mbështeti sistemin kolektor për mbrojtjen e liqenit të Ohrit.Në të njëjtën kohë shprehu interes në përfshirjen e Agjencisë Japoneze për sanimin e  problemeve ekologjike,me qëllim që të ruhet statusi i “trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit” në listën e trashëgimive botërore të UNESKO-s.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе