Është hapur pavijoni maqedonas, në të cilin është instaluar projekti shumështresor dhe transmedial i Sllavica Janeshlievës “INTER SPEM ET METUM” (“Mes shpresës dhe frikës”) dhe Galeria nacionale e Maqedonisë së Veriut si përfaqësuese zyrtare e vendit në ngjarjen kulturore botërore Bienalja e artit, Venecia 2024 .
Projekti i ekspozuar në ndërtesën e Scuola dei Laneri është i disponueshëm për publikun e gjerë çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 11:00 deri në orën 19:00.
– Vepra e Sllavica Janashlievës në kontekstin e temës së vitit “Të huajt kudo”, e titulluar “Mes shpresës dhe frikës” / “Inter Spem et Metum” trajton aspektin e të huajit, të “tjetrit”, shikuar përmes shumë niveleve të shtresuara të parashikimit të kontekstit, tha komisionerja e projektit, Dita Starova- Qerimi.
Në projektin e mbështetur nga Ministria e Kulturës kuratore është Ana Frangovska, këshilltare kuratoriale në Galerinë nacionale. Bienalja e Artit në Venecia do të zhvillohet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.