Në Hamamin e Daut  pashës u hap ekspozitë retrospektive e Reshat Ametit 

од admin_kult

Në Hamamin e Daut pashës mbrëmë u hap ekspozita retrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti  e titulluar ,,30 vjet Artë”. Në ekspozitë morën pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendës kryeministri, Artan Grubi, zëvendës-ministri i kulturës, Sedat Sulejmani, dhe  drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova-Qerimi, të pranishmit i përshëndeti edhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska.

Ajo e përgëzoi autorin për jubileun dhe uroi të gjithë ata që u përfshinë në përgatitjen  e ekspozitës që na kthen në kohën kur para 30 viteve Reshat Ameti për herë të parë i ekspozoi veprat e tij në një kafe-galeri në Vjenë.

U theksua se Ameti është piktor që ,,luan” me ngjyrat e nën qiellit tonë Ballkanik të kuqen të verdhen, portokallien,  gjelbër, dhe të kaltër.

,,I pikturon dramat e jetës së përditshme në mënyrën e tij unike dhe me to arriti në galeritë nga Nju Jorku, Paris, Strasburg, Vjenë, Ankara, Roma, deri këtu përsëri në Ballkan. Suksesi i tij ndërkombëtar, kuptohet është edhe sukses i artit bashkëkohorë maqedonas. 30 vite veprimtari nuk është jubile i vogël por duke pasur parasysh hiperaktivitetin e artistit , i dëshirojë shëndet dhe shumë vepra emocionuese nga studioja e tij” tha Stefoska.

Ekspozita  në Hamamin e Daut pashës do të jetë e hapur deri më 29 nëntor të këtij viti, dhe vizitorët mund ta shohin çdo ditë përveç të hënës, nga ora 10 deri më ora 18.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе