Romani “Boksieri nga Novo Maalo” nga autori Vladimir Plavevski, botuar nga “Ars Libris”, pjesë e “Ars Lamina – botime”, fitoi çmimin prestigjioz “Stale Popov” për librin me prozë më të mirë në vitin 2020. Çmimi është pjesë e çmimeve vjetore të dhëna nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë,ndërsa vendimi u sjell nga një juri tre anëtarëshe i përbërë nga: Igor Stanojoski (president), Petre Dimovski dhe Trajçe Kacarov.
“Boksieri nga Novo Maalo” tregon jetën dhe shpirtin e Novo Maalos në Shkupin e vjetër dhe historinë unike të personazhit të vërtetë me një emër të paramenduar, Angel Totevski ose Shure Katilj, i cili nga një luftëtar i rrugës bëhet një boksier i suksesshëm në klubin “Vardar”dhe një legjendë e lagjes. Shumë prej librave të Plavevskit gravitojnë drejt jetës së përditshme në lagjen ku ai kaloi fëmijërinë e tij, dhe i tillë është rasti me “Boksieri nga Novo Maalo”.
Romani është në dispozicion për shitje në libraritë “Literatura.mk”.